
Projekti "Ferma e Gjelbër e Edukimit" synon të sjellë një transformim të qëndrueshëm në komunitetin e Yzberishtit përmes edukimit të fëmijëve dhe të rinjve mbi bujqësinë e qëndrueshme. Duke ndjekur modelin e një ferme të gjelbër, ky projekt ofron mundësi të reja për te mësuar praktika të qëndrueshme bujgësore, duke i pajisur të rinjtë me aftësi praktike për jetën dhe duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Trajnimet dhe aktivitetet interaktive u japin femijëve mundësinë të mësojnë si të kultivojnë produkte natyrale dhe si të menaxhojnë burimet me përgjegjësi.